Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë, më 7 shkurt, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij, në Kamëz. Ai e nisi fjalimin duke thënë se 12 vitet e fundit, kanë qenë vite diskriminimi për qytetarët. Sipas kryedemokratit, familjet e Kamzës si në të gjithë Shqipërinë, janë detyruar të përcillnin fëmijët e tyre “në rrugët e botës” gjatë viteve të fundit. “Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore. Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka...