Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Berisha më afër qelisë këtë 21 Janar”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë
Vetëm 15 ditë para përvjetorit të tragjedisë së “21 Janarit”, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjatë protestës, ka rikthyer në vëmendje ngjarjen duke kërkuar rihapjen e hetimeve. I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj deklaroi se përgjegjësia kryesore për dhunën i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, duke pretenduar se gardistët hapën zjarr drejt protestuesve në momentet e fundit të protestës. Ai theksoi se 4 persona humbën jetën dhe 137 të tjerë u plagosën, ndërsa shtoi se ekzistojnë prova të reja, përfshirë pamje filmike, përgjime dhe të dhëna të rikuperuara nga serverët e Kryeministrisë, të cilat sipas tij janë verifikuar edhe nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Mahmutaj nënvizoi se familjarët e viktimave dhe të plagosurit kërkojnë vetëm drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit. “Gjithë...