Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut
Kreu i PD-së Sali Berisha, sot më datë 19 dhjetor 2025, mblodhi aleatët në selinë blu, me qëllim organizimin e punës për protestën e 22 dhjetorit. Berisha, në fjalën e tij tha se ka besim se opozita, nëpërmjet protestave të vazhdueshme do të triumfojë. Ai komentoi edhe çështjen e Ballukut, duke u shprehur se Edi Rama e mbrojti në mënyrë të turpshme zëvendëskryeministren. “Unë përgëzoj Prokurorinë për faktin se nuk ndalet në hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Edi Rama vazhdon që të mbrojë Ballukun, pavarësisht nga ato që thotë Prokuroria dhe në mënyrë të paturpshme e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një diktaturë me e egër se e vitit 1990. Nuk kam dëgjuar që në një ndërmarrje të ketë 3 pengmarrje për një...