Berisha: Letra e hapur me Vuçiç? Rama i tha BE se s’jemi me ju
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Kuvendi po shkelmon publikisht Kushtetutën duke bllokuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Teksa mori fjalën në Kuvend, kryedemokrati theksoi se është faktuar me qindra dokumente se Balluku ka kryer vjedhje së bashku me kryeministrin. Berisha komentoi edhe editorialin e përbashkët mes Ramës dhe Vuçiç, duke theksuar se kryeministri ka bërë një akt tradhëtie ndaj Kosovës. Sipas Berishës, Rama tani do t’u nxjerrë shqiptarëve pasaportën e Serbisë dhe se ai i tha BE-së që nuk jemi më me ju. Pjese nga fjala e tij: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, seancën më armiqësore ndaj qytetarëve shqiptarë që ka mbajtur ky parlament në tërë ekzistencën e tij. Seancën në të cilën Kushtetuta shkelmohet publikisht para...
Burimi:
sot.com.al