Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, kreu i PD: Kryeministri mbrojti vjedhjet qindra milionë euro tek AKSHI

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, kreu i PD: Kryeministri mbrojti vjedhjet qindra milionë euro tek AKSHI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se Rama nuk mund të qeverisë më vendin pas të dhënave që kanë dalë nga hetimet e SPAK-ut për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. “Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nga postet e tyre.” Sipas Berishës, dosja e AKSHI-t është më e rënda deri tani, pasi është cenuar edhe siguria kombëtare, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit dhe mbrojtjes që ai i bëri një ditë më parë drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. “Edi Rama pretendonte se Linda e dytë e tij, se i kanë rastisur...