Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

Opozita vijon protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje partive të tjera opozitare që t’i bashkohen në tryezën e ardhshme politike për të krijuar një front të gjerë kundër mazhorancës. Duke komentuar zhvillimet në emisionin “Trialog” në RTSH, deputeti demokrat Besart Xhaferri tha se kjo është tryeza e parë ku do diskutohet për një koncept të ri politik. “Nuk jemi ulur zyrtarisht me asnjë faktor politik, kjo është tryeza e parë që po bëhet për t’u diskutuar se në këto kohë kur Shqipëria është zhytur në një krizë, është e qartë që 11 maji ishte një farsë dhe duhen mendjet e ndritura të shoqërisë që të dalin të formatojnë një koncept-ide”, tha ai. Xhaferri theksoi se opozita...