Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e votimit. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e organizuar nga PD në Tiranë, ku e cilësoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si një diktaturë autoritare. Berisha gjithashtu tha se rreth 49 % e shqiptarëve janë në prag varfërie, teksa theksoi emergjencën e kthimit të zgjedhjeve normale në Shqipëri. Pjesë nga fjala e Berishës: Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, dega 4, qytetarë dhe qytetare të kësaj lagjeje, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbështetësit e mia më të përzemërta. I dashur zoti kryetar, i dashur Besart, Ilir, Klevis, mirëmbrëma dhe shumë përshëndetje. Vij sot tek ju, në një moment...
Burimi:
opinion.al