Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Pas mbylljes së protestës-marshim së PD, Sali Berisha mbajti një fjalim para selisë së PD dhe militantëve të tij duke u shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen në protestë duke thënë se “e tmerruan” Ramën. Ai tha se nuk do të ketë më paqe deri në largimin e Ramës, të cilit i bëri thirrje të dorëhiqet. “Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme, me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj! Nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar: përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por njëkohësisht i dhatë goditjen më të merituar diktaturës së sotme. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe ju garantoj se tjetra do të jetë më e shkëlyqer! Për Edi Ramën s’do të ketë më strofull, vrimë miu ku të...