Berisha: Edi Rama mashtroi shqiptarët për naftën dhe po fsheh dështimin me investimet
Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, nëpërmjet një videomesazhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e naftës dhe rolin e bordit, duke theksuar se rritja e fundit tregon ndikim të drejtpërdrejtë. Ai kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, ndërsa kritikoi edhe deklaratat për investimet e huaja, duke theksuar mungesë investitorësh të rinj. Videomesazhi i plotë: Mirëdita! Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përqafësuesit...
Burimi:
syri.net