“Berisha e bën mizën buall kur duhet të reagojë për Rrjollin”, Qori reagon ashpër: Ish-kryeministri po luan me..

“Berisha e bën mizën buall kur duhet të reagojë për Rrjollin”, Qori reagon ashpër: Ish-kryeministri po luan me..

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori kritikoi ‘heshtjen’ e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në lidhje me protestën e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë. “Sali Berisha bëhet ‘super diplomat kur i duhet të flasë për protestën e banorëve të Rrjollit kundër Bashkim Ulajt. Berisha mund ta bëjë mizën buall për çdo gjë, por në këtë rast buallin e bën mizë” tha ai gjatë një interviste televizive, duke insistuar në qëndrimin e Lëvizjes Bashkë kundër asaj që ai e quajti ‘oligarki ekonomike.’ Banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik nga kompania ‘Gener 2’ me argumentin se zona ku parashikohet zhvillimi i projektit përfshin toka që ata i konsiderojnë pronë të ligjshme. Përfaqësues të komunitetit i janë drejtuar Prokurorisë me dokumentacionin...