Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Ndërsa ka publikuar investigimin e ekspertit të njohur ndërkombëtar Patrick Quirk, kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Diella është një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale. Sipas kreut të Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë kryer një krim kushtetues. “Dhe këtu unë do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët do hyjnë në librin e Ginesit si mashtruesit më të pacipë të opinionit publik. Kur nga vjeshta e kaluar, Edi Rama paraqiti para shqiptarëve dhe botës një avatar, Diellën si institucioni i inteligjencës artificiale, e emëroi ministër dhe e dekretoi ministër Haram Turpi, ne e ngritëm zërin, ne thamë se ky është një bllof dhe vetëm një bllof. Se Diella është vetëm një mashtrim...
Burimi:
opinion.al