Berisha: Dërguan për ndjekje penale Belind Këlliçin, në një kohë kur ai ishte në SHBA
Dhuna policore ndaj protestuesve të opozitës është denoncuar ashpër nga kreu demokrat. Ai gjatë një konference për shtyp në selinë e demokratëve tha se policia, “dërgoi për ndjekje penale Belind Këlliçin, në një kohë kur ai ishte në SHBA duke drekuar me një kandidat për në Kongresin amerikan”. Berisha: Zonja dhe zotërinj, reagimet e narkoqeveritarëve të tmerruar, e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, dhe zëdhënësve të tij, dëshmojnë qartë se atyre u ka hyrë thellë lepuri në bark. Se ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara. Edi Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij, xhelat Koleka, i cili me 11 dhjetor të vitit 1990, bënte thirrje t’i futen tanket studentëve, sepse ata janë, përdori atë fjalë, që unë...
Burimi:
syri.net