Berisha bën thirrje: Të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë sonë

Berisha bën thirrje: Të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë sonë

Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për media, bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit. Ai u shpreh se pak orë na ndajnë nga "uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar." Berisha theksoi se sot është një ditë e rëndësishme, kur përfaqësuesit e vendeve të BE-së janë përballur me Edi Ramën, duke e akuzuar për shkatërrimin e mundësisë për të vazhduar procesin e integrimit evropian. Në mesazhin e tij, ai kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe...