Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi gjatë konferencës për mediat se Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, po tenton që t’i shpëtojë drejtësisë, duke kërkuar që të blejë pasaportë të huaj për të ikur jashtë vendit. Sipas Berishës, ka të dhëna se Balluku “është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një por në disa vende”. Këtë, theksoi kryedemokrati, ajo po tenton ta bëjë në Serbi nëpërmjet investimeve, përpjekje që sipas tij, nuk kanë rezultuar të suksesshme. “Përpjekjet e fundit të saj ka qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se nuk janë kurorëzuar me sukses ato përpjekje. Pas disa përpjekjesh që bëri në vendet e Gjirit Persik. Pra Lubi Balluku po...
Burimi:
opinion.al