Berisha akuzon Ramën: Dërgon kriminelë për të shpuar shishet e ujit të Ilir Metës

Berisha akuzon Ramën: Dërgon kriminelë për të shpuar shishet e ujit të Ilir Metës

Në konferencën e sotme me gazetarët kreu i PD-së Sali Berisha i bëri një urim për ditëlindje presidentit të PL-së Ilir Meta që ndodhet në burg. Berisha zbuloi se Rama dërgon kriminelë në qelinë e Metës për t’i shpuar shishet e uji që ta lënë pa ujë. Berisha: Dërgoj një përshendetje të përzemërt burgosurve politikë në komisariate dhe uroj nga zemra ditëlindjen ish presidentit Meta që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut ndaj narko shtetit. Dënoj aktet e intimidimit, duke dërguar kriminel duke shpuar shishet e ujit dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët e njohur socialistë merret me këtë problem rezulton se operacionin e kryen Gys Agasi. Shikoni ku shkon Edi Rama....