Berisha: 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikave të Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se rreth 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit, duke e lidhur këtë fenomen me atë që ai e cilësoi si “politika çnjerëzore” të qeverisë së Edi Ramës. Gjatë një takimi me qytetarët e degës 5 në Tiranë, Berisha u shpreh se Shqipëria po përjeton “shkretimin më të madh në historinë e saj”, duke e krahasuar situatën me periudha të vështira historike.. Sipas tij, gjatë dekadës 2015–2024, vetëm në hapësirën Shengen janë larguar mbi 1 milion shqiptarë, ndërsa në total, përfshirë emigracionin drejt SHBA-së, Kanadasë, Australisë dhe vendeve të tjera, “Shqipëria ka humbur rreth 47% të popullsisë”. Berisha: Mirëmbrëma dhe një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve dhe qytetareve të kësaj...
Burimi:
opinion.al