‘Bëra kallëzim me një gjyqtare që kishte me vete krimin’/ Kalaja: Jam marrë 30 muaj me çështjen e Irena Gjokës

‘Bëra kallëzim me një gjyqtare që kishte me vete krimin’/ Kalaja: Jam marrë 30 muaj me çështjen e Irena Gjokës

Pasi Prokuroria e Përgjithshme faktoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi. Avokatja Adriana Kalaja në një intervistë në një emision televiziv tha se i është dashur të merrej për rreth 30 muaj me këtë çështje dhe se kishte 8 dosje në zyrë. Gjithashtu ajo theksoi se situata nuk ishte e thjeshtë sepse sipas saj kishte përballë një shtetase delinkuente që kishte me vete krimin e organizuar pushtetin mafioz, narko-qeverinë edhe paratë e pistë. “Nuk po argumentoheshin balancat negative një ditë përpara vendimit të KPA në gjithë sistemin gjyqësor u mor vesh që do shkarkohej, një ditë përpara komisionerja Irena Nino që zëvendësoi zotin Ballhysa heq dorë nga ankimimi duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe në kohë rekord KLGJ vendos komandimin...