“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama tha se kërkesa për arrestim të Belinda Ballukut erdhi pas një incizimi, që ai e quajti qesharak, mes dy zonjave, ku njëra ishte e pandehur dhe pretendonte se ishte kërcënuar për dëshminë e dhënë. “Më e rënda është paraqitja e në incizimi të një bisede mes një të pandehure me një bashkëbiseduese. E pandehura shpjegon, sipas prokurorit, se na qenkësh kërcënuar. Sipas shokëve të Këshillit të Mandateve, nuk përmendej asgjëkund Belinda ministrja, apo ndonjë gjë që të dukej si kërcënim real. Nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam ndërmend ta dëgjoj këtë bisedë të incizuar, apo të lexoj procesverbalin. Unë i kam tmerr këto forma, por drejtësia ka detyrën e vet ti përdorë. E paska shtyrë...