Belinda Balluku me fletë arresti vazhdon emërimet e pjesëtarëve të bandës, përzë Gazhelin nga “Doganat” dhe emëron…

Belinda Balluku me fletë arresti vazhdon emërimet e pjesëtarëve të bandës, përzë Gazhelin nga “Doganat” dhe emëron…

Pavarësisht se ndodhet nën hetim të thelluar nga SPAK për disa procedura tenderuese dhe përmendet në një seri dosjesh hetimore që përfshijnë shkelje të rënda ligjore, Belinda Balluku vazhdon të sillet si e paprekshme nga ligji, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në emërime dhe shkarkime në institucionet më të rëndësishme të shtetit. Sipas burimeve konfidenciale, dyshohet se me kërkesë të drejtpërdrejtë të saj është larguar nga detyra pas afro gjashtë vitesh në krye të Doganave Gent Gazheli, një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni, për t’i hapur rrugën emërimit të një figure besnike të Ballukut. Në vend të Gazhelit është emëruar Besmir Beja, i konsideruar si njeri i afërt dhe i besuar i ministres, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm...