Beleri: Shqipëria në krizë institucionale, shteti i kapur nga mafia nuk fshihet më në Bruksel

Beleri: Shqipëria në krizë institucionale, shteti i kapur nga mafia nuk fshihet më në Bruksel

Fredi Beleri ka folur rreth situatës politike dhe institucionale në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një shtet ku ndarja e pushteteve nuk funksionon dhe drejtësia pengohet sistematikisht. Duke folur për dhunën policore, reagimet europiane dhe përplasjen e qeverisë me SPAK-un, Beleri theksoi se realiteti shqiptar tashmë është i njohur në Bruksel dhe se kriza nuk mund të fshihet më, ndërsa Gjermania, sipas tij, ka një rol kyç në zgjidhjen e këtij ngërçi. Fredi Beleri: Në të gjitha shtetet dhe kryeqytetet e Evropës bëhen reagime nga më të ndryshmet dhe bëhen demonstrata, tubime, po policia në mënyrë kaq agresive pa patur asnjë shkak, ndodh vetëm atje. Solidarizohem me të gjithë njerëzit që janë te Trauma dhe dua t’i shpreh edhe të dëmtuarve aty, ndjenjat e mia...