Begaj uron Haxhiun pas zgjedhjes si kryetare e Kuvendit: Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Albulena Haxhiun, e cila sot u votua si kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetete sociale Begaj thekson se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik. Postimi: Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!
Burimi:
vizionplus.tv