Begaj shkarkon nga detyra Komandantin e Forcave Ajrore, ja kush e zëvendëson
Ferdinant Dimo TIRANË-Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dy dekrete që sjellin ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore të Shqipërisë. Begaj ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Dimo si Komandant i Forcës Ajrore. Ndërkohë, ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Voci, i cili do të marrë drejtimin e Forcës Ajrore. Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore”.
Burimi:
zeri.ai