Begaj në Shkup flet për shqipen/ Presidenti: Mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ka çështje problematike të hapura
Nga Maqedonia e Veriut, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti Bajram Begaj gjatë konferencës për shtyp me homologen Gordana Siljanovska Davkova, u shpreh se shqiptarët në këtë vend kanë qenë dhe mbeten faktor kyç për stabilitetin politik në qeverisje dhe avancimin euroatlantik. “Zbatimi i plotë i gjuhës shqipe i cili ka lidhje me identitetin kombëtar shqiptar dhe ruajtja e funksionimit të mekanizmave të barazisë nuk janë thjesht çështje teknike, ato janë element thelbësor për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën europiane”, deklaroi Presidenti. Presidentja e Maqedonisë së Veriut u shpreh se “gjithmonë mes fqinjëve ka çështje që meritojnë vëmendje të posaçme. Një gjë është e qartë theksoi ajo, “mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ka çështje problematike e të hapura”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv