Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor theksoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur, funksionale dhe me integritet. Ai deklaroi se epoka e pandëshkueshmërisë ka filluar të marrë fund, ndërsa raportet ndërkombëtare dhe mediat tha “se me të drejtë i kushtojnë vëmendje të veçantë aktivitetit të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme”. Presidenti nënvizoi rolin thelbësor të KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor), KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ILD (Inspektoriati i Lartë të Drejtësisë) dhe Shkollës së Magjistraturës në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai shtoi se çështjet administrative, buxhetore dhe proceduriale kërkojnë bashkëpunim institucional për suksesin e reformës në drejtësi. Duke iu drejtuar magjistratëve, Begaj tha se i kupton sfidat e sistemit, por qytetarët presin vendime të drejta dhe...
Burimi:
javanews.al