“BE i tha Ramës të përballet me ligjin”, Berisha ftesë partive të opozitës: Të gjithë fitojnë nga largimi i tij!

“BE i tha Ramës të përballet me ligjin”, Berisha ftesë partive të opozitës: Të gjithë fitojnë nga largimi i tij!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër para protestuesve, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për korrupsion, shkatërrim të institucioneve dhe largim të vendit nga rruga e integrimit evropian Sipas Berishës, pas kërkesave nga Bashkimi Evropian që Rama dhe ministrat e tij të përballen me ligjin për pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme, kryeministri ka zgjedhur, sipas tij, të shkëpusë vendin nga procesi i integrimit. Ai e cilësoi këtë si shkatërrim të ëndrrës së dhjetëra brezave dhe një goditje të rëndë ndaj të ardhmes evropiane të vendit. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se revolta e qytetarëve dhe largimi i Ramës nga pushteti janë e vetmja rrugë për të mbrojtur perspektivën evropiane. Ai akuzoi kryeministrin...