Baton Haxhiu: Me kaq shumë probleme sa ka PS-ja, vetëm Berisha mund ta mbajë Ramën në pushtet
Analisti Baton Haxhiu e quajti “një katastrofë” sulmin e militantëve të PD-së ndaj ish vilës së Enver Hoxhës, që sot shërben si një qendër arti. Haxhiu tha se PD ka mungesë vizioni në lidership dhe se gjuha e Berishës është e 35 vjet e vjetër. Analisti deklaroi se PS-në, me gjithë problemet që ka, sot e mban në pushtet pikërisht Sali Berisha, pasi kështu mban edhe veten. “Kulturalisht është një katastrofë, anti historike. Por mendoj se dhuna mbi kujtesën është dhunë e frikacakëve. Ata që ose nuk kanë qenë gjallë fare, ose nuk kanë marrë pjesë në rrëzimin e momenteve të caktuara, të diktaturave komuniste. Një prej këtyre njerëzve që duhet të ishte i pari kundër, duhet të ishte kryetari i Partisë Demokratike, pasi e ka...
Burimi:
ntv.al