Baton Haxhiu-Klevis Balliut: Njerëzit nuk ju besojnë, i keni duart bashkë me PS në tendera

Baton Haxhiu-Klevis Balliut: Njerëzit nuk ju besojnë, i keni duart bashkë me PS në tendera

Analisti Baton Haxhiu, replikoi me deputetin dhe shefin e organizimit të PD-së, Klevis Balliu, në emision lidhur me aksionin dhe besueshmërinë e opozitës Haxhiu veçoi fjalorin që përdor opozita para protestës që janë thjesht parrulla dhe nga ana tjetër tha se figurat e PD-së nuk i bindin njerëzit, sepse ata janë të përfshirë ashtu si edhe mazhoranca në tendera dhe nuk janë më ajo “qeveria hije e duarve të pastra e vitit 2004”. Biseda Baton Haxhiu:  Marrim fjalët që përdorni ose që përdoren para protestës. Zakonisht janë katër a pesë kryesore që thuhet. Kjo protestë është jetike, kjo protestë ka kilometrin e fundit, fundi i kësaj qeverie… Kjo është e keqja më e madhe, e tjera, e tjera janë fjalë dhe fjali që i përdorni...