Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit
Zhdukja e fenomenit të basteve të paligjshme online dhe formalizimi i këtij tregu në Shqipëri do të kërkojnë ende shumë kohë. Në 2 vite, Ministria e Financave ka miratuar vetëm 3 nga 11 aktet e nevojshme ligjore që e bëjnë të zbatueshëm ligjin që legalizon këtë aktivitet, ndërkohë që, në një përgjigje zyrtare për Tv Klan, ky dikaster nuk përcakton se kur do t’i miratojë 8 aktet e tjera, mungesa e të cilave po ushqen informalitetin në terren. “Deri tani janë miratuar tre akte nënligjore. Janë hartuar projektvendimet të cilat janë në proces konsultimi me Këshillin e Ministrave dhe institucionet përgjegjëse që kanë lidhje me zbatimin e këtij ligji. Pritet që procesi të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë.” Ky ngadalësim, përtej çdo...
Burimi:
javanews.al