Bashkia Rrogozhinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, dënohet me burg kryetari Edison Memolla
Edison Memolla është dënuar me 1 vit burgim. Memolla që doli nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të tre viteve më parë, u dënua nga Gjykata e Posaçme për korrupsion zgjedhor. Akuza e SPAK u bazua në një audiopërgjim që doli në media, ku ai i kërkonte një elektricisti që të mos i ndërpritej energjia, një debitoreje. Përgjimi u publikua vetëm 48 orë përpara se ai të zgjidhej kryetar bashkie. Nga ky moment, Bashkia Rrogozhinë do ngelet pa kryetar bashkie dhe si rregull shkon në zgjedhje të parakoshme./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv