Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder. Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri. Ata ngritën shqetësimi për mbylljen sistematike të hapësirave për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë. Përfaqësuesit e PD-së theksuan se ndërprerja e fjalës së opozitës gjatë seancave plenare është kthyer në një praktikë të zakonshme, ndërsa mekanizmat parlamentarë për kontrollin e qeverisë janë dobësuar ndjeshëm ose janë bërë jofunksionalë. “Paraqitëm shqetësimi për mbylljen sistematike të hapësirave për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë. Theksuam se...