Bardhi takon Ministrin gjerman për Europën: Jetike për Shqipërinë lufta ndaj korrupsionit
Në një takim të zhvilluar së fundmi me Ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krischbaum, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, theksoi rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar për Shqipërinë. Gjatë këtij takimi, Bardhi u shpreh përkushtimin e opozitës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e vlerësuar si një mundësi për të implementuar standardet europiane dhe për të garantuar një qeverisje të pastër dhe funksionale, në dobi të qytetarëve. “Kënaqësi takimi me Ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane z. Gunther Krischbaum. Integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për...
Burimi:
ntv.al