Bardhi sulmon ashpër Ramën: Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditën e sotme në Kuvend Sipas tij Rama ka shprehur se nuk beson se marrëveshja dhe “arkitekti” i saj, presidenti Donald Trump. Ai shtoi se Rama iku nga salla pa asnjë arsye shtetërore, sepse “Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos”. Reagimi i Gazment Bardhit: Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen! Iku nga seanca pa asnjë arsye...
Burimi:
ntv.al