Bardhi: Ishte marshim paqësor, u sulmuam pa arsye me gaz
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paqësore marshimin e sotëm të protestiesve, e cila nisi prej orës 18:30 para kryeministrisë e vijoi më aps te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e më pas te ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, ku u hodh molotov. Bardhi tha për mediat se asnjë nga protestuesit nuk provokoi, por u sumuan pa arsye nga ana e policsë me gaz lotsjellës. “Ka qenë marshim paqësor, jemi bllokuar në zhvillimin e protestës. Keni parë se si jemi sulmuar pa asnjë shkak me gaz lotsjellës. Jmei sulmuar pa asnjë motiv”, tha Bardhi.
Burimi:
vizionplus.tv