Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun u shty pa caktuar një datë se kur do të rimblidhen sërish. Pas përfundimit të mbledhjes, Gazment Bardhi tha se do të kërkojnë, siç ua njeh rregullorja e Kuvendit, mbledhjen e Këshillit të Mandateve të hënën ose të martën. Shqetësimi kryesor i Bardhit, që është ngritur edhe nga SPAK, është se nëse Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 janar siç kërkon PS, Balluku ka kohë të prishë provat. “Sipas rregullores ka 2 forma se si mblidhet këshilli. Një, e thërret kryetar i kuvendit. E dyta, 1 e dyta e anëtarëve të këshillit. 5 anëtarët e opozitës në këshill do thërrasin mbledhjen e këshillit të hënën, maksimumi të martën e fillim javës që vjen, për të mos krijuar asnjë vonesë. Për ti dhënë kohë të pandehurës...