Bardh Spahia: Përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar, akt kriminal dhe tentativë për helmim masiv

Bardh Spahia: Përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar, akt kriminal dhe tentativë për helmim masiv

Deputeti Bardh Spahia ka denoncuar përdorimin e gazit lotsjellës me datë skadence Korrik 2023 ndaj protestuesve në vitin 2026, duke e cilësuar këtë veprim si akt kriminal dhe rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Sipas tij, gazi i skaduar degjeneron në substanca tejet toksike dhe përdorimi i tij përbën shkelje të rëndë të protokolleve ndërkombëtare dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Spahia kërkon ndërprerjen urgjente të kësaj praktike dhe përgjegjësi penale deri te krye-urdhëruesit. Reagimi i plotë: Përdorimi i gazit të skaduar është akt kriminal dhe tentativë për helmim masiv! ​Fotot flasin vetë dhe dëshmia është tronditëse. ​Përdorimi i gazit lotsjellës me datë skadence Korrik 2023 (siç shihet qartë në kanisterin e prodhuar nga SMD) ndaj qytetarëve dhe protestuesve paqësorë në vitin...