Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala thotë se Shqipëria ka bërë përparime reale sa i takon barazisë gjinore, duke përmendur përfaqësimin 36% të grave në Kuvend dhe integrimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në rreth 10% të buxhetit kombëtar. Megjithatë, ajo thekson se sfidat mbeten të konsiderueshme, përfshirë hendekun gjinor në paga, pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës dhe ngarkesën disproporcionale të punës së papaguar. “Barazia në letër nuk është barazi në jetë”, u shpreh ministrja gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, mbi Ligjin e ri “Për barazinë gjinore”. Sala u shpreh se ligji i ri nuk përfaqëson thjesht një rishikim teknik, por një zgjedhje të qartë politike për ta vendosur barazinë gjinore në...
Burimi:
javanews.al