“Balluku s’ka rrezik për prishjen e provave”, Manja: Nuk e miratojmë kërkesën e SPAK!

“Balluku s’ka rrezik për prishjen e provave”, Manja: Nuk e miratojmë kërkesën e SPAK!

ulsi manja TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, deklaroi nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së se anëtarët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kanë arritur në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal. Ulsi Manja ka deklaruar se rreziku i largimit nga vendi i Belinda Balluku nuk ekziston, kjo pasi edhe pse ishte në dijeni të hetimit, ajo është larguar disa herë nga Shqipëria dhe është rikthyer. “Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale. Por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministres që mbante Belinda Balluku. Po të prishte provat, do të kishte një akuzë të dytë, që është ajo...