“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund të ndryshojë PS
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.Lexo edhe :Related Posts Ky është neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ku mund të bëhen ndryshimet që paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Sipas këtij neni, përveç të zgjedhurve nga qytetarët (pra deputetët dhe kryebashkiaket), të shtohen edhe anëtarët e qeverisë, presidenti etj. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi këtë të hënë ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka bërë të ditur se do të kërkohen ndërhyrje ligjore,...
Burimi:
vizionplus.tv