Balluku: Në 2030, 45% e konsumit vendas e prodhuar nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike

Balluku: Në 2030, 45% e konsumit vendas e prodhuar nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shkruan se synimi i qeverisë është që në vitin 2030, 45% e energjisë për konsum vendas të prodhohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike. Ajo kujtoi se World Economic Forum ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të qëndrueshme në sektorin energjetik në vitin 2025, falë kapaciteteve 100% të rinovueshme. “Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër  krenarë për gjithë atë çka kemi ndërtuar në këto vite, duke rritur në mënyrë të ndjeshme burimet e energjisë së rinovueshme dhe duke ndërtuar një strategji që do të na lejojë...