“Balluku ndante tenderë me telefon”/ Hoxha nuk kursehet: Belinda dhe AKSHI janë vetëm maja e ajsbergut, së shpejti…

“Balluku ndante tenderë me telefon”/ Hoxha nuk kursehet: Belinda dhe AKSHI janë vetëm maja e ajsbergut, së shpejti…

Skandalet e korrupsionit me tenderët dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar në dosjet “Balluku” dhe AKSHI janë vetëm maja e ajsbergut, pasi së shpejti do të publikohen edhe çështje të tjera që janë denoncuar dhe që drejtësia e re i ka në hetim. Por qëndrimi ende në detyrë i zv/kryeministres Belinda Balluku, edhe pse është kapur duke vendosur tenderë në telefon e vjedhur 50 mln euro vetëm në tunelin e Llogarasë, është i paprecedentë, ndaj lind nevoja që kjo qeveri të rrëzohet, të ketë një ekzekutiv teknik dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kështu u shpreh Lisandër Hoxha, ish-kandidati i Partisë Demokratike, i ftuar sot në një studio televizive për zgjedhjet e 11 majit. “Tenderët bëhen me telefon, rrugët kushtojnë 30 milionë...