Balliu: Propozova ligj për sekuestrimin e pasurive të krimit, socialistët votuan kundër…

Balliu: Propozova ligj për sekuestrimin e pasurive të krimit, socialistët votuan kundër…

Një nismë e re ligjore e propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, synon të ridrejtojë pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar drejt nevojave sociale më urgjente të vendit. Propozimi parashikon që paratë dhe asetet e sekuestruara nga kartelet dhe bandat kriminale të përdoren për strehimin e çifteve të reja, si dhe për të mbështetur familjet e efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës dhe viktimat civile të përplasjeve mes grupeve kriminale. Duke folur në një intervistë për Syri tv me moderatorin Bled Marku, Balliu përshkroi një situatë alarmante të krimit të organizuar në Shqipëri, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare që evidentojnë fuqizimin e karteleve të drogës, të cilat kontrollojnë jo vetëm tregun vendas, por shtrijnë aktivitetin në mbarë Evropën. Ai...