Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Përjashtimi nga gara e PD për kryetar prej Sali Berishës e ka bërë ish-kandidaten Alesia Balliu të ndërmarrë një hap konkret. Ndryshe nga Mereme Sela që zgjodhi padinë në gjykatë, e cila ia ktheu mbrapsht për pasaktësi, ajo u ka dërguar një email përfaqësive ndërkombëtare. Në Report Tv, Balliu zbuloi përmbajtjen e emailit, të dërguar sot. “Sot kam bërë një hap tjetër, i kam dërguar një email të gjitha ambasadave, përfaqësimit amerikan, britanik, gjerman, holandez, për ta informuar me mënyrën sesi po shkelet e drejta në PD për të garuar duke vënë në alarm dhe dijeni për situatën aktuale të PD sesi e drejton një lider non grata dhe si po e përdor këtë parti për të sulmuar qoftë ambasadorët e BE, qoftë institucionet e...