Balla tha protestuesit e opozitës janë “lapanjozë”, Malaj i kthehet ashpër: Gjuhë poshtëruese, Taulant, si do i quaje..

Balla tha protestuesit e opozitës janë “lapanjozë”, Malaj i kthehet ashpër: Gjuhë poshtëruese, Taulant, si do i quaje..

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje nga foltorja e Kuvendit, tha se protestuesit e opozitës që sulmuan Kryemininistrinë dhe policinë, ishin “lapanjozë”. Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se deklaratat e Ballës janë poshtëruese dhe provokuese, ndërsa sipas tij janë të padobishme. Po ashtu ish-ministri ngre pyetjen për zyrtarin e socialist “Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm,  si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit  e  opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?”. Ndërsa në fund, Malaj thekson se është kundër tensioneve në politikë. Postimi i plotë...