Balla: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt BE-së
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot takim në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku u ndal tek progresi i vendit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Balla theksoi rëndësinë e punës së përditshme dhe reformave konkrete, të cilat po sjellin rezultate të prekshme për qytetarët. Sipas tij, këto reforma po përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. “Procesi i integrimit europian vijon sipas planit të dakordësuar, duke e afruar gjithnjë e më shumë Shqipërinë me familjen europiane”, u shpreh Balla.
Burimi:
ntv.al