Balla nxjerr pamjet me dron nga protesta e opozitës: Kush godet policinë, godet shtetin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist , Taulant Balla reagoi pas incidenteve në protestë ku u hodhën molotovë ndaj godinës së Kryeministrisë. Në një reagim publik në rrjete sociale, Balla ka nxjerrë video nga protesta ku shprehet se “kush godet policinë, godet shtetin”. “Dy fjalë për fundin e protestave të bufit, ku sulmohen punonjësit e policisë dhe institucionet. Ndoshta për të fshehur me tym e flakë dështimin e tyre. Gjithmonë do të ekzistojë liria për të protestuar në Shqipërinë tonë. Por nuk duhet të ekzistojë liria për të goditur apo keqtrajtuar ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve,” u shpreh ai. Duhet t’i mbrojmë ata që na mbrojnë dhe duhet të kujdesemi për ata që shërbejnë për sigurinë e...
Burimi:
top-channel.tv