Balla iu referua me numrin 0900, Vokshi-socialistëve: Ishte shënjestër politike, u përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas situatës së krijuar një ditë më parë në Parlament, ku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke i thënë “për ty Albana kam numrin 0900”. Sipas Vokshit, gjuha që u përdor ndaj saj ishte seksiste, ndërsa u shpreh se u ndje e lënduar. Ajo deklaroi se ishte një shenjestrim i qëllimshëm politike për të tentuar sulmon ndaj opozitës dhe ndaj grave deputete të opozitës. “Dhuna verbale, psikologjike nuk ka vend në parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar, sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë parlamentin por jam ndjerë e lënduar për mënyrën si kryetari i...
Burimi:
sot.com.al