Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në “Real Story” komentoi padinë e kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese, kundër pezullimit nga detyra të numri dy të qeverisë. Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë shumicë prej të paktën 5 votash dhe rezultati 4 me 4 përbën “mosvendim”, i cili nuk krijon jurisprudencë. Balla argumentoi se në këtë rast të tetë gjyqtarët kanë pranuar se ekziston një shkelje, por janë ndarë për mënyrën e zgjidhjes: katër kanë vlerësuar se duhet ta zgjidhte vetë Gjykata përmes jurisprudencës, ndërsa katër të tjerë kanë kërkuar ndërhyrje të ligjvënësit. Sipas Ballës, për shkak se vendimi i Kushtetuese është “mosvendim”, ai nuk prodhon detyrim të ri ligjor dhe çështja mbetet pa një zgjidhje përfundimtare nga ana e Gjykatës Kushtetuese....
Burimi:
javanews.al