Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha për zhvillimin e Zvërnecit. “Kam një dokument aty që Saliu ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin. Jam duke pritur të vijë. Do ta qeshë gjithë Shqipëria, jo për 30 vjet, por për 60 vjet të ardhshëm,” deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit. Kreu i grupit socialist mbrojti edhe ndryshimet në ligjin për tokën bujqësore, duke theksuar se ato burojnë nga detyrimet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire të Bashkimit Evropian. “Nëse do të hysh në Bashkimin Europian, duhet të përafrosh legjislacionin tënd me legjislacionin e BE-së. Këto ligje nuk bëhen me porosi, por janë pjesë...
Burimi:
opinion.al