Bajraktari i shkruan Trump për Specialen: Kërkon angazhim të SHBA-ve për ‘gjykim të drejtë’ ndaj ish-udhëheqësve të UÇK
Biznesmeni dhe veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër zyrtare presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën shpreh shqetësimin e tij lidhur me proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Përmes një postimi në FB, Bajraktari thekson se, në cilësinë e një qytetari amerikan dhe përfaqësuesi të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka kërkuar nga Trump që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për të siguruar që Dhomat e Specializuara të Kosovëstë garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm. Në letër përmenden emrat e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me akuza në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe të tjerë ish-pjesëtarë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po mbahen në paraburgim. Thirrje për rol aktiv të SHBA-ve Sipas Bajraktarit, SHBA-të...
Burimi:
syri.net