Axios: Vance, “shpërthim” ndaj Bibit
Zv.Presidenti amerikan J.D. Vance pati një bisedë telefonike të tensionuar me Benjamin Netanyahun të hënën, sipas Axios, ku thuhet se numri dy i Shtëpisë së Bardhë e ka akuzuar kryeministrin izraelit për “shitje” te Trump të idesë së një lufte “të lehtë” kundër Iranit. “Para luftës, Bibi ia kishte paraqitur këtë presidentit si diçka të lehtë, si diçka ku ndryshimi i regjimit ishte shumë më i mundshëm sesa ishte në të vërtetë. Dhe Zv.Presidenti kishte një pamje të qartë të disa prej këtyre deklaratave”, tha një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahu-t. Pas telefonatës, një zyrtar amerikan i tha medias se Izraeli po minonte Vance, i cili ka marrë një rol udhëheqës në negociatat e armëpushimit me Iranin. Vance, i cili prej...
Burimi:
tesheshi.com